Shefi i GP parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, duke folur për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, është shprehur skeptik se Vjosa Osmani mund të sigurojë 30 nënshkrimet e nevojshme pa mbështetjen e shumicës.
Sipas tij, vetëm Kurti mund t’ia sigurojë nënshkrimet.
“Këtë mundësi mund t’ia japë vetëm Albin Kurti”, deklaroi ai.
Sa i përket presidentes Osmani, Tahiri për KTV ka thënë se ajo ka pasur përfaqësim të mirë jashtë vendit me pak rezultate, por brenda ka qenë, sipas tij, në funksion të plotë të agjendës së Qeverisë, gjë që e vë në pozitë të vështirë politike.
Ai shtoi se një emër nga familja Jashari për president do të ishte nder për Kosovën.
Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 4 mars të zgjedhë presidentin e ri, një muaj para se t’i skadojë mandati Osmanit.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të