Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pasi më 10 korrik, BE-ja dhe Kosova konfirmuan se kanë arritur një marrëveshje për shtensionimin e situatës.
Në një ditë më vonë u prezantuan hapat konkretë: tërheqja e 25 për qind e policisë nga dhe rreth ndërtesave komunale në veri, organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme vendore pas verës dhe rikthimi në dialog për normalizimin e marrëdhënieve.
E sipas Tahirit, kjo marrëveshje u mbulua me një foto çasti mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Kjo marrëveshje siç shprehet Tahiri, u arrit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kriminelit serb, Millan Radojiçiq.
Prandaj, Tahiri u shpreh se kryediplomati evropian, Josep Borrell, nuk e quajti marrëveshje, por “tha se i mirëpret zotimet e Qeverisë”.
“Marreveshja per shtensionim ne veri eshte arritur mes Kurtit dhe Radojcicit, e mbuluar me nje foto casti Laicak-Bislimi; prandaj Borrell nuk e quajti marreveshje por tha mirepret zotimet e qeverise”, shkroi ajo në Facebook./Botapress.info/