Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar për bllokadën që po ndodh në Kuvendin e Kosovës dhe insistimin e Lëvizjes Vetëvendosje në kandidaturën e Albulena Haxhiut, ndonëse kjo e fundit ka dështuar të marrë 61 vota në 13 seanca radhazi, shkruan Gazeta Express.
Tahiri ka thënë se në Kushtetuese mund të dërgohen dy çështje, votimi i deputetëve kundër propozimit të kandidaturës dhe shkelja e Kushtetutës përmes ripropozimit të saj.
Ai thotë se problem s’është emri i përveçëm i kandidatit apo nëse qeveria formohet nga LVV dhe nëse do të shkohet në zgjedhje, por problemi qëndron tek përpjekja për të imponuar logjikën e nënshtrimit.
Tahiri thotë se Kurti dhe LVV përmes përmbysjes së rregullave kushtetuese rrezikojnë të asgjësojnë çdo rezistencë demokratike dhe opozitare. Sipas zyrtarit të AAK-së, Kurti dhe LVV s’duan ndarje pushtetesh dhe duan ta zëvendësojnë shtetin me vetveten.
“Përfundimisht, çështja nuk ka të bëjë më me emrin e përveçshëm të kandidatit, apo nëse qeveria do të formohet nga LVV apo do të ketë zgjedhje të reja. Thelbi është përpjekja për të imponuar një logjikë nënshtrimi, ku Kurti dhe LVV, përmes përmbysjes së rregullave kushtetuese, rrezikojnë të asgjësojnë çdo rezistencë demokratike dhe opozitare. Ata nuk duan ndarje pushtetesh – duan të zëvendësojnë shtetin me vetveten.
Ne mund të debatojmë e vonohemi pafund, por nuk ka forcë mbi këtë tokë, që i bënë njerëzit e Kosovës të pranojnë nënshtrim!”, ka shkruar Tahiri./Express/



Të tjera
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe
Aktuale
Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Teksa kanë kaluar dy vjet që
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo