Besnik Tahiri në një prononcim për media, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se qeveria po e trajton problemin ekonomik dhe aspektin e varfërisë me prioritet zero.
Tutje, Tahiri ka shtuar se për AAK-në është shqetësuese së si qeveria nuk po reflekton rreth “fukarallakut” që është edhe problemi kryesor,
“Për Aleancën për Ardhmërin e Kosovës dhe grupin parlamentar është një brengë shumë e madhe mosreflektimi i qeverisë dhe i shumicës parlamentare në temat që lidhen me mirëqenien e qytetarëve, me ekonominë. Më thanë troç me fukarallakun i cili është problemi kryesor.”
Tahiri ka shtuar se përderisa lufta ekonomike është duke u trajtuar seriozisht në gjithë botën, në Kosovë qeveria po e trajton këtë problem me prioritet zero.
“Përderisa nocioni – luftë ekonomike është duke u trajtu gjithë andej botës, në Kosovë qeveria e trajton problemin ekonomik dhe aspektin e varfërisë me prioritet zero.”