Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar edhe një herë themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjine
Tahiri me fillim të seancës parlamentare, tha se duhet të formohet komisioni duke mos shkelur të drejtat e deputetëve.
Ai po ashtu tha se nuk ka kuptim të mohohet e drejta parlamentare e çdo deputeti.
“Është një e drejtë e o jona e cila na takon me ligj. Ne kërkojmë themelimin e këtij komisioni për hetim dhe si iniciues i këtij komisioni ne kërkojmë që të mos vazhdohet kjo seancë por ta procedojmë këtë themelim. Nuk ka kuptim të vazhdohet me seancë nëse nuk respektohet një e drejtë e opozitës, nuk ka ndodhë asnjëherë që kjo të mohohet në këtë kuvend”, tha ai.
Tahiri tutje tha se nëse nuk vazhdohet seanca me miratimin e komisionit, do të bojkotohen punimet parlamentare.
Pra ne propozojmë që të miratohet ky komision, përndryshe nuk do të vazhdojmë me seancë sepse po shkelen disa të drejta të deputetëve”, ka thënë Tahiri.