Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, i ka reaguar partisë në pushtet, për pikën e fundit që po trajtohet nga Kuvendi i Kosovës, në seancën e rregullt plenare, për emërimin e drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Tahiri ishte i ashpër ndaj Qeverisë dhe kryeministrit që po mungon në seancë, të cilin e ‘arsyetoi’ se i vjen marre të marrë pjesë për disa arsye.
“Të nderum kolegë, të gjithë kem dëshmitarë që u dashtë me pritë se kush po del prej Qeverisë me prezantu këtë pikë. A e dini pse? Se ju vjen marre. Qeverisë, e Albin Kurtit i vjen marre, se 20 vjet ka gju gur, e ka kallë këtë vend, jonë shku njerëz në burg me qëllimin që duhet me shu Agjencinë Kosovare të Privatizimit”.
“E sot mas 26 vjete, e bjen në Kuvend të Kosovës, me emëru Bordin e Drejtorëve të rinj. Qysh ndihen themeluesit e VV-së sot? Për qita i vjen marrë Albin Kurtit, ministrave të tij, për qata del Elbert Krasniqi, që s’ka të bjë me VV-në, me dalë me prezantu. Duhet me reflektu e mos me votu” – tha ai.



Të tjera
Lajme
Konjufca: Kjo qeveri po synohet me u rrëzu me presidentin
Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, në
Aktuale
Kurti për tre emrat që ia kërkoi PDK’së e LDK’së: Garantojmë zgjedhjen e njërit prej tyre
Kryeministri Albin Kurti thotë se i
Lajme
Kurti: PDK e LDK kanë mundur t’i sjellin tre emra e t’na testojnë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është