Deputeti I AAK-së Besnik Tahiri ka bërë të ditur se partia e tij po e mbështetë planin evropian pasi të njejtin e cilësojnë si bazë të mirë për të vazhduar dialogun me Servinë.
Deputeti i kësaj partie, Besnik Tahiri, gjatë një konference për media prezantoi takimet e kreut të AAK-së Ramush Haradinajt në Shtetet e Bashkuara.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk kanë qenë më të angazhuara në mbështetje të Kosovës, në mbështetje të dialogut dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi me njohje, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë Kosova të merr një drejtim të sigurt dhe të merr një drejtim drejt Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit dhe forcimit të shtetit. Vendosmëria e tyre është treguar në secilin takim që ka mbajtur z. Haradinaj. Roli i SHBA-së është jetik dhe angazhimi është konkret sikurse është detyrë shtetërore dhe kombëtare për secilin prej nesh që në këtë kohë të kemi një angazhim serioz dhe një angazhim, i cili është në funksion të kësaj agjende”, deklaroi Tahiri.
Tahiri tujtje u shpreh se Haradinaj ka mbajtur takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, në Kongresin amerikan, në Senat, si dhe ka marrë pjesë në traditën amerikane të Lutjeve të Mëngjesit, ceremoni ku mblidhen liderë nga e gjithë bota.
Ai tha se roli i Aleancës në temën e dialogut dhe përballjen me Serbinë është i ndershëm dhe shumë transparent. Ndërsa foli edhe për porositë që sollën nga Shtetet e Bashkuara.