Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk është duke raportuar para deputetëve të Kuvendit para se t’i zhvillojë takimet e tij në kuadër të dialogut me Serbinë.
Tahiri në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit i ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e këtij subjekti politik sa i përket procesit të dialogut.
“Kryeministri duhet të ketë një qasje llogaridhënëse, edhe pse e dimë se e ka shumicën e Kuvendit ai duhet të bëjë një informim paraprak para deputetëve për këtë proces kjo e trajton rëndësinë më të madhe. Këtë kuptim ai ka bërë gabim kjo nuk duhet të ndodhë, nuk fiton asgjë Kosova. Shihet se procesi i dialogut është një rrugë qorrsokak për Kosovën, nuk ka agjendë dhe nuk ka asgjë”.
“Me këtë proces të dialogut është duke fituar me mundësi të fotografimit vetëm presidenti Aleksandër Vuçiq dhe Serbia që po ec drejtë integrimit evropian dhe Kosova është ka stagnon Edhe njëherë e ripërsërisim qëndrimin e AAK-së për dialogun që të jetë e përfshirë edhe SHBA-ja duke u emëruar një emisar nga presidenti Joe Biden”, ka thënë Tahiri./Botapress/