Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë e ka cilësuar të një rëndësie të madhe takimin që dy krerët e shtetit, Vjosa Osamni dhe Albin Kurti e kishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku u takua me sekretarin amerikan, Antony Blnken.
Përmes një postimi në Twitter, Tahiri ka thënë se aleanca e Kosovës me SHBA-të është jetike.
“Takimi i nivelit të lartë në ShBA në mes të delegacionit kosovar dhe Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken dje në Washington ka rëndësi të madhe strategjike për Kosovën. Aleanca me ShBA-në është jetike dhe si e tillë duhet të ruhet dhe zhvillohet në vazhdimësi”, ka shkruar Tahiri.