Ish-koordinatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka thënë se bojkoti i serbëve në veri në zgjedhjet e 23 prillit ka për qëllim që Asociacionit t’i jepen kompetenca ekzekutive.
Mirëpo, sipas Tahirit Qeveria Kurti nuk guxon ta bëjë këtë pasi siç thotë ajo është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Në postimin e saj në Facebook, Tahiri thotë se draft statuti i Asociacionit që po hartohet fshehtas duhet të shkoj në Gjykatën Kushtetuese para se të shkoj në takimin e 2 majit, Kurti-Vuçiq.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Bojkoti i serbeve te zgjedhjeve ne veri i orkestruar nga Vucici ka si qellim qe Asociacionit ti jepen kompetenca ekzekutive, por Qeveria Kurti nuk guxon ta bej kete sepse eshte ne kundershtim me Kushtetuten e Kosoves. Prandaj, draft statuti i Asociacionit ( qe po hartohet fshehtas) duhet te shkoj ne Gjykaten Kushtetuetese para te shkoj ne takimin e Kurtit me Vucicin me 2 maj./Botapress.info/