Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka komentuar një deklaratë të ambasadorit spanjoll në Beograd, Raul Bartolomeo, i cili sërish vazhdoi ta mohojë pavarësinë e Kosovës.
Ai tha sot se Spanja vazhdon ta respektojë të ashtuquajturin “integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”, sipas tij “me përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, pavarësisht se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) kishte vendosur që pavarësia e Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.
“Spanja sot e para tregoi pasojat e një marrëveshje pa njohje reciproke, duke theksuar se nuk do ta njoh Kosovën; kjo i bie qe nëse dy shtetet nuk njohin njëra tjetrën pse duhet ta bej Spanja”, shkroi ajo në Facebook.