Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, deklaroi se marrëveshja në Bruksel e ka Asociacionin e komunave me shumicë serbe që kryeministrin Albin Kurti e ka kundërshtuar për kaq kohë dhe e kritikoi për keqpërdorim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për pazar diplomatik.
Edita Tahiri në llogarinë e saj nuk ka ngurruar të kritikojë ashpër e me ironi pranimin e djeshëm nga kryeministri Albin Kurti të planit franko-gjerman. Ajo përmendi Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke kujtuar përpjekjet e kryeministrit Kurti për të futur çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës si baraspeshë.
“Asociacion për serbët po, me dy duart, po shqiptarët e Luginës së Preshevës ku mbetën? Kjo është fytyra dyfytyrëshe e Albin Kurtit”.
Tahiri në një postim paraprak për ujdinë e arritur në Bruksel të hënën mbrëma e kishte vlerësuar si të paqartë e jo definitive duke komentuar me ironi për ‘njohjen e ndërsjellë’
Ajo qëe dihet është se Vuciqi njohu Kurtin por jo shtetin e Kosoves, pas një përfundimi ne Bruksel pa nënshkrime dhe deklarata kundërthënëse të të dyja palëve!”./Botapress.info/