Analisti politik dhe gazetari, Valon Syla, ka ironizuar me deklaratat e kryeministrit Kurti për rritjen e pretenduar ekonomike në Kosovës.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se kjo “rritje” po shoqërohet me rritje të çmimeve, dhe të asaj që ai e quan “budallak” në institucione.
“Rritja eknonomike e Albinit, po shoqërohet me rritje të çmimeve dhe të budallakut në institucione. Kur s’jeni kon mirë, por po me doket që keni lujt krejt, qitash”, ka shkruar Syla.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon të insistojë se në vend ka rritje “të pashembullt”, ndonëse nga situata në terren është vërejtur rritje enorme e çmimeve të produkteve bazike./Botapress.info/.