Analisti Valon Syla, ka folur përsëri për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Syla përmes një shkrimi në Facebook, ka ironizuar duke thënë se Krasniqi “po i mban teshat kat në burg me shpresë që e kthejnë drejtor”.
Reagimi i tij vjen pasi Bordit i KEK-ut ende nuk e ka shkarkuar, por veç e ka suspenduar Krasniqin nga pozita.
“Nagipi hala po i mban teshat kat në burg me shpresë që e kthejnë drejtor. KEK-u ende se ka shkarku, veç ja ka pezullu pozitën.”
“Çka duhet me bo në Kosovë përpos me të arrestu për korrupcion që me jep dorëheqje, ose me të shkarku bordi.” – ka shkruar Syla.
Postimi i plotë :