Gazetari Valon Syla nuk i zbuti goditjet në vlerësimin e tij të situatës ku gjendet Kosova pas veprimtarisë së qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti. Nuk është e mundshme më që kryeministri të konsiderohet partner nga bashkësia ndërkombëtare demokratike.
“Shikoni euforinë anti Shqipëri, anti Amerikë, anti BE, unë nuk e di ku po do ky me e qu këtë punë. Unë mendoj se Kurti është i përfunduar në aspektin e seriozitetit politik si partner i fuqive të mëdha që mendojnë të zgjidhin ndonjë problem me të, se ky zgjedhjet bo vaki ky i fiton përsëri, po s’do të na duhet asgjë. Ku ka me na mbete aty ne do presim derisa t’u bëhet bajat e të vjen tjetri që ndoshta po e kryen ndonjë punë”./Botapress.info/