Komentatori politik Valon Syla, e konsideron më shumë një ‘Raportin e Regresi’ të Komisionit Evropian për Kosovën, me progres në vetëm një fushë për qeverinë Kurti.
Gazetari Syla në Facebook renditi gjetjet e bllokut europian, e ngeli në klasë ekzekutivin kosovar.
“Sapo lexova pjesën ma t’madhe të Raportit të progresit edhe po ju kallxoj këto janë gjetjet e Europianëve: Arsim = zero progres; Shëndetësi = zero progres; Drejtësi = zero progres; Ekonomi = regres, dmth, ma keq se vjet”, ka shkruar Syla.
Syla s’kurseu as batutat për Kurtin rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Një tjetër thumb e pati edhe për inflacionin si një gjoja sukses të kryeministrit.
“I vetmi progres qe don Albin Kurti me arritë është me themelu Zajednicen. Nime edhe inflacionin e ka rrit. Krejt çmimet naltë, krejt shpresa poshtë. Qaq.”
E mbylli si shpesh duke i sfiduar përkrahësit më të moderuar të shprehin mendimin e tyre.
“Ra kjo qeverisje e u pamë. A u ngitë Vetëvendosje?”, ka shkruar Syla./Botapress.info/