Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka reaguar nga konferencës së sotme të kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifi, të cilët folën për masat e reja antiCOVID.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Syla këtë konferencë e ka quajtur skandaloze dhe patetike.
“Shoku Kurti sikur e ke tepru me kërcënime dhe shantazhe ndaj emrit Dr. B. Syla, por po ju rikujtoj: “KOHA E DIKTATORËVE KA KALUAR dhe çdo tendencë e jotja do të dështoj”, ka shkruar ai.
Ndërsa për Klan Kosova ai ka thënë se nga nesër do t’i lajmërojë të gjithë përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë dhe shtetet e QUINT-it për siç thotë ai, këtë kërcënim që ka bërë Kurti.
Postimi i plotë:
NJË KONFERENCË SKANDALOZE DHE PATETIKE E KRYEMINISTRIT KURTI DHE MINISTRIT TË RI TË SHËNDETSISË:
Sot paska folur për masat anti-covid kryeministri dhe ministri i shëndetësisë i ardhur nga SHBA… Pa konsultim te ekspertëve vendor.
Për besë e turpshme dhe patetike sepse po tregojnë që ditët në vijim do i rrisin numrat sipas nevojave politike… por nejse.
Kryeminstri paska punë edhe me kreun e FSSHK-së i cili nuk po i shkojka për shtati. Ndërsa po i njëjti është takuar me Dr. Blerim Syla sa ishte në opozitë dhe gjithcka ishte në rregull. Por tani ky Dr. Blerim Syla qenka i padëshiruar për Z. Kurti se po kërkon:
Ligjin e pagave dhe rritjen e mirëqënies së punëtorve shëndetsorë. Shoku Kurti në këto takime ka thënë: “Ligjin nuk e kemi votuar sepse do të dëshirojmë koeficientin 6 per mjek e 3 per infermier”.
Shoku Kurti sikur e ke tepru me kërcënime dhe shantazhe ndaj emrit Dr. B. Syla, por po ju rikujtoj: “KOHA E DIKTATORËVE KA KALUAR dhe çdo tendencë e jotja do të dështoj.”
Liderët sindikal zgjidhen nga punëtorët shëndetsorë e jo nga politika.
Albin Kurti shihemi në greva të ligjshme apo jo, e vendos punëtori ndërsa ti dhe qeveria jote e keni shkel ligjin anti-covid duke i zbritur shtesat nga 300€ ne 60€, e qe besa dhe duke i vjedhur ato për 2 muaj.