Më 18 shkurt, katërshja e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, pritet t’i drejtohet gjykatës, datë kjo që shënon fundin e gjykimit të madh “Thaçi dhe të tjerët”.Nënkryetari i OVL UÇK-së, Gazmend Syla, në emisionin “Kosova Today”, tha se si organizatë, nuk presin lajme të mira për Kosovën në shkurt të këtij viti.
“Qysh ka funksionu kjo Gjykatë prej që është themeluar deri më tani, nuk na jep shumë shpresë që kemi me pas një lajm shumë të mirë kur të jepet verdikti final”, tha Syla.Pos tjerash, ai thotë se çfarë synonin me organizatën, tash e sa kohë.
“Krejt çka kemi bo si Organizatë e Veteranëve të Luftës, së bashku me juve mediat, çka kemi dashur me thënë ka qenë: ‘Shihni çka po ndodh atje’.
Prandaj kemi nxitur shumë njerëz me reagu, prandaj kemi komunikuar me bashkësinë ndërkombëtare se çfarë po ndodh në Gjykatën Speciale”.“Krejt këto i kemi bërë për me mbrri te epilogu që do të ndodhë në shkurt”, u shpreh Syla.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në