Gazetari dhe opinionisti Valon Syla ka reaguar ndaj gjuhës së Qeverisë kundër gazetarëve të cilën e ka quajtur inkuzicon mesjetar apo gjah pas shtrigave.
Syla ka përmendur disa raste kur zyrtarët dhe qeveritarët e partisë në pushtet kanë sulmuar medie e gazetarë.
Në një postim të tij në Facebook, Syla ka shkruar
Gjahu i qeverisë në gazetarë i përngjanë një ikuizicioni mesjetar, sikur gjahu në shtriga.
E pamë edhe rastin me Klan Kosovën, Buzhalën dhe kolegët e tjerë.
Kjo po ndjellë dhunë te masat dhe militantët, kundër mediave, gazetarëve dhe opozitës, ashtu qysh edhe i shpërthej dhuna në parlament një Zv. Kryeministri Bislimi, që gjujti me shishe, e që ndjelli dhe nxiti edhe boksa pastaj.
Ministri tjetër Sveçla dhe faqet e VV’së në FB që udhëhiqrn prej vllaznive të deputeteve të VV’së, nuk po ndalen duke nxitur urrejtje dhe duke lincuar gazetarët me emer si rasti Buzhala dhe Kajtazi. U zgjatë kjo punë, ka ardhë koha të ndalen nxitësit e dhunës dhe lincimeve edhe me ligj edhe me hetime. E keni tepru!
Kosova është e lirë. E di dhe po e shoh që ju pengon kjo juve të VV’së në Qeveri, por mos harroni kurrë se kjo liri ka ardhe me shume sakrifica. Dhe kjo liri nuk ka ardhë për gjah e persekutim mbi qytetarët e kësaj Republike.
Besoj se jeni ngi Vetëvendosje, sidomos ju nga bota e mediave.
Me sankcione çka i keni punët?
A po ju vjen marre?
#albanologji #media #vv