Një bashkim i mundshëm ndërmjet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lista GUXO po konsiderohet si një zhvillim potencialisht i suksesshëm nga komentatori dhe analisti politik Valon Syla, i cili beson se një skenar i tillë jo vetëm që është i dëshirueshëm, por edhe i realizueshëm.
Megjithatë, Syla shpreh skepticizëm lidhur me atë nëse ekziston një lidership i gatshëm të lërë mënjanë hatërmbetjet dhe inatet politike për hir të një interesi më të madh shtetëror. Duke përmendur faktin se situata në Kosovë është ndër më të vështirat që ka përjetuar vendi.
“Negociata serioze dhe të sukseshme midis LDK’së dhe Guxo për bashkim do ta ndërronte komplet lojën në politikën kosovare. Hatërmbetjet dhe inatet, falen kur është një interes madhor dhe sipas të gjitha fakteve, të gjitha kushtet plotësohen për një bashkim të tillë, sepse Kosova ska qenë kurrë më keq. Vetëm pyetja qëndron, a ka lidership për ta finalizuar këtë.”, ka shkruar Syla.
Në përmbyllje, ai thekson se një frymë e tillë bashkëpunimi ekziston dhe se duhej të ishte iniciuar shumë më herët, duke lënë të kuptohet se koha tashmë mund të jetë duke ikur.



Të tjera
Aktuale
Kryeministri Kurti i bën përmbledhje vizitës në Londër
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin
Aktuale
Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”
Është kthyer në rigjykim nga Apeli
Aktuale
Djali i Agim Ramadanit: Sakrifica e dëshmorëve të mos zbehet, Kosova ka nevojë për unitet
Jeton Ramadani, djali i heroit të