Emërimet me të njohshëm e kanë karakterizuar gjatë gjithë kësaj kohe Qeverinë Kurti. Xhelal Sveçla përpos përpjekjeve për ta futur në duar Policinë, ai i ka zgjatur pak duart edhe kah kultura, rinia e sporti.
Mikesha e nipit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për shkak të afërsisë me familjarin e Sveçlës ishte emëruar zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndonëse siç ka mësuar Demokracia.com, ajo kurrë nuk ka qenë aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje.
Dualina Osmani, mikesha e Endritit, djalit të vëllait të Sveçlës, në vitin e kaluar ishte emëruar zëvendëse e ministrit Hajrulla Çeku.
Zëvendësministrja Osmani dhe familjari i ministrit Sveçla, përveç miqësisë së ngushtë, punojnë bashkë edhe si trajnerë në Klubin e Notit “Nemo”.
Në ditën e emërimit më 7 prill 2021, vetë Endrit Sveçla e kishte postuar në Facebook vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Sveçla shprehej krenar për mikeshën e tij, shkruan Demokracia.com.
“Ditë shumë më të mira po na presin, ditë në të cilat të drejtat e cdo sportisti do të respektohen deri në pikën e fundit e ëndrrat e tyre s’do të jetë deri në pikën e fundit e ëndrrat e tyre s’do të jenë të penguara nga sistemi, por të kultivuara nga ai.”, kishte shkruar Sveçla.
Demokracia.com ka dërguar pyetje edhe në adresën zyrtare të zëvendësministres Osmani dhe e ka pyetur për lidhjen e saj me familjen Sveçla, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga ajo.
Afërsinë ndërmjet tyre, zëvendësministrja Osmani dhe Endrit Sveçla e tregojnë edhe në rrjetet sociale.
Fotografitë e mëposhtme tregojnë raportin e tyre shumë të afërt.
E mediumi Koha e paraqet Osmanin si zëvendësministren më të fuqishme në qeverinë e Albin Kurtit.Sipas këtij mediumi, Daulina Osmani e shoqëron kryeministrin Kurti kur ai viziton palestra e stadiume.Edhe vetë ministri Çeku e kishte quajtur Osmanin “ministre të sportit”./Botapress.info/