Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar sot në profilin e tij pas kalimit në Qeveri të Projektligjit për Shtetësinë, duke thënë se i njëjti sjell ndryshime dhe lehtësime rreth rifitimit, fitimit, regjistrimit dhe humbjes së shtetësisë.
Sveçla ka thënë se tashmë kjo mund të bëhet me vetëm një dokument dhe pa pagesë, duke reduktuar ndjeshëm numrin e dokumenteve që kërkoheshin më herët.
“Me miratimin përfundimtar të këtij Ligji, qytetarët tanë nga mërgata që janë detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës do të rikthejnë shtetësinë me procedurë të lehtësuar. Nga 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tash, aplikimi për rikthim të shtetësisë do të bëhet me 1 kërkesë të thjeshtë dhe 1 dëshmi që personi nuk është i dënuar në shtetin përkatës. Po ashtu, afati për shqyrtim, i cili ishte 6 muaj, e kemi zbritur në 30 ditë”, ka thënë ai.
“Në kuadër të këtij procesi, qytetarët do të mund të aplikojnë për rifitim të shtetësisë në procedurë të shpejtë dhe pa pagesë.
Ky projektligj është një hap i rëndësishëm drejt sigurisë juridike, lehtësimit të procedurave për qytetarët tanë dhe forcimit të lidhjes së qëndrueshme ndërmjet shtetit dhe mërgatës, duke dëshmuar përkushtimin tonë që asnjë qytetar i Kosovës të mos ndihet i shkëputur nga atdheu i tij”, ka shkruar Sveçla./Express/



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në