Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka pranuar se një kontribut për lirimin e tre policëve kosovarë, e kishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas tij, faktorët rajonale ndërkombëtar nuk duhet të mjaftohen me kaq.
“Të gjithë nga pak, presioni për Serbinë ishte shumë i madh. Ne bllokuam të gjitha pikat kufitare për mallrat e Serbisë. Ishin shtetet aleate që u angazhuan që lirimi i policëve të ndodhë sa më shpejt. Ishte dhe Rama që reagoi ashpër për këtë rast. Rama kontribuoi që tre policët të lirohen. Unë besoj se angazhimi i faktorit, qoftë rajonal, qoftë evropian nuk duhet të mjaftohet me kaq”, ka thënë Sveçla për Euronews Albania.
“Do të duhet që ndaj Serbisë të shtohet presioni, pasi Serbia vazhdon të jetë faktor destabiliteti. Ne mbrëmë kishim një sulm terrorist në oborrin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, prodhim i Serbisë”.