Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media, ka bërë thirrje urgjente për lirimin e tre zyrtarëve policorë që u kidnapuan dje brenda territorit të Kosovës.
“Kidnapimi është zhvilluar sipas një plani të planifikuar nga njësiti special antiterror dhe njësiti special i ushtrisë së Serbisë, Kobra në zonën kufitare Bare/Tresav në komunën e Leposaviqit”, tha ai.
“Është e qartë se ky akt kriminal është bërë në shenjë hakmarrje për arrestimin e kriminelit Llune.”
Sveçla tha se Kosova në javët e fundit është përballur me tentativa për destabilizim.
“Javëve të fundit Kosova është përballur me tentativa për destabilizim të vendit, e përshkallëzim të situatës në veri. Këto tentativa urdhëresat i kanë në Beograd, te fqinji ynë armiqësor ndaj nesh që qasjen e tillë e përsërit në mënyrë konstante”
“Liderët e këtyre grupeve të ardhura nga Beogradi nuk janë të pasnjohur për autoritetet tona, pasi njihen veprat e tyre kriminale ndër vite. Një nga ta, Millun Millenkoviq, falë punës së shkëlqyer të PK u arrestua. Historiku i dojses së tij kriminale tregon për aktivitete dhe sulme të dnërmara ndër vite. Lista e të cilëve është shumë e gjatë”, tha ai
“Ne nuk do të ndalemi e nuk do të zbrapsemi në kërkim të drejtësisë, kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vend.”
“Ne jemi në të drejtën tonë dhe do të veprojmë sipas ligjit dhe principeve të demokracisë.”
“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për aktet e saj.”