Arabia Saudite tentoi edhe Vinicius Jr, por sulmuesi i Realit të Madridit ka refuzuar propozimin e çmendur, duke preferuar qëndrimin te “Los Blancos”.
“The Athletic” thekson se 24-vjeçari brazilian, një nga kandidatët për fitimin e Topit të Artë, mori një telefonatë nga Fondi i Investimeve Publike (PIF), që punon në emër të Ministrisë së Sporteve në shtetin saudit.
Dëshira e madhe ishte që Vinicius të shndërrohej në imazhin e Saudi Pro League, veçanërisht në funksion të Kupës së Botës 2034, i cili do të organizohet në Arabinë Saudite.
Al Ahli është klubi që provoi të tundonte goleadorin latin me një ofertë të majme në aspektin financiar, por përgjigja ishte negative.



Të tjera
Aktuale
Nis publikimi i rezultateve të para të kandidatëve për deputetë, këtu mund t’i ndiqni LIVE
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur
Showbiz
Dolce “flakë” nga plazhi, poza sensuale në bikini
Influencerja dhe modelja Dolce ka ndarë
Lajme
Kryeziu tregon procedurat: Fillimisht kuvendi, qeveria, pastaj presidenti
Profesori i Kushtetutës, Kadri Kryeziu në