Policia e Kosovës është sulmuar sërish në Banjskë të Zveçanit.Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se Policia është sulmuar me armë zjarri, (predha) dhe armë tjera të kalibirit të rëndë para pak minutash në vendin ku ka mbetur i vrarë, polici, A.B.
Siç po raportohet, sulmuesit janë barrikaduar brenda një Manastiri në Banjskë dhe kohë pas kohe po sulmojnë Policinë e Kosovës.
Po ashtu edhe një polic tjetër është plagosur gjatë sulmit ku mbeti i vrarë A.B, fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë./Botapress.info/