Është sulmuar dje një zyrtar policor, në Stacionin e Policisë në Vushtrri.
Lidhur me rastin është arrestuar një person i cili pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
“Stacioni Policor Vushtrri 22.02.2024 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti derisa ishte në stacion policor lidhur me një aksident trafiku ka sulmuar një zyrtar policor. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.