Lidhjet e shtetit serb me aktin terrorist të Banjskës janë shtuar shumë përgjatë dhjetë ditëve të fundit. Por, është një dëshmi që mund të jetë më e rënda, e që po hetohet edhe nga amerikanët.
Ajo quhet “Pasuljanske Livade” – e që na merr mendja se përkthehet si Livadhi ose Fusha e Pasulit. Aty është një nga bazat kyçe të Ushtrisë së Serbisë.
Por, në bazë të një postimi që ka bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 1 tetor, terroristët kishin ushtruar mu në këtë bazë vetëm katër ditë para se ta bënin sulmin e armatosur ndaj Kosovës. Pra, kishin ushtruar deri më 20 shtator.
Kryeministri ka publikuar edhe dy pamje nga droni (që besohet të jetë ai që i është konfiskuar terroristëve) dhe që supozohet se tregon bash Livadhin e Pasulit. Fatkeqësisht, nuk e dimë – dhe as kryeministri s’ka treguar – se për sa kohë kanë ushtruar këta terroristë në këtë bazë. Ta zëmë, po ta dinim që kanë ushtruar për dy muaj, do të përforcohej edhe më shumë lidhja mes tyre dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit.
Ky i fundit e ka vizituar këtë farë ‘livadhi’ më 25 korrik. Pra, më pak se dy muaj para se të kryhej sulmi terrorist në Banjskë. Me shumë gjasë, terroristët kishin qenë aty kur Vuçiqi bashkë me ministrin e tij të brendshëm, Millosh Vuçeviqin dhe shefin famëkeq të BIA-s Aleksandër Vullin kishin bërë vizitën.
Aty kishte ndodhur – edhe kjo është domethënëse – një stërvitje e përbashkët taktike e forcave të Ushtrisë së Serbisë dhe forcave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Aty ishin provuar edhe disa dronë që Serbia i kishte marrë nga Kina.
Për këtë çështje kishte shkruar edhe presidenti i Serbisë.
Dhe, në pamjet e publikuara nga ana e kryeministrit të Kosovës për stërvitjet në “Livadhin e Pasulit”, paraqiten edhe mjete që duken si Humvee amerikanë.
Sipas institucioneve tona, ka informacione edhe se terroristët i kanë përdorur Humvee-it amerikanë. Dhe këto informacione – njëjtë si ato në Pasuljanske Livadhe” – i morën nga dronët që i konfiskuam prej terroristëve.
Eksperti britanik shkroi për këtë çështje duke thënë se edhe atij i dukej që mjetet dukeshin si Humvee amerikanë. “Sigurisht, Departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk do të jetë shumë i lumtur që Serbia përdori Humveet e dhuruar nga ShBA-ja për të trajnuar terroristët? Vuçiqi ka shumë shpjegim për të bërë!”
Dhe… këto pretendime të ngritura nga profesori Aidan Hehir tashmë po merren seriozisht nga ShBA-ja.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka deklaruar që kjo çështje po trajtohet seriozisht.
Pra, këto pamje të publikuara nga kryeministri Kurti mund të jenë absolutisht më të rëndat kundër Serbisë. Aso pamjesh që mund të sjellin implikime të mëdha kundër Serbisë dhe në të mirë të Republikës së Kosovës.
Thjesht verifikimi se terroristët u trajnuan në atë farë baze ushtarake është gjë që e lidh në mënyrë të pamohueshme Serbinë me sulmin terrorist në Banjskë. Shefi i ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, ka mohuar një pretendim të tillë në një konferencë për medie. Ai ka thënë se kriminelit Millan Radojiçiq i ishte bërë ftesë që të merrte pjesë në stërvitje ushtarake disa herë, por që sipas tij ai ka refuzuar. Pra, pallavrat e zakonta të propagandës serbe.
E vërteta… duket në këto pamje. Dhe në pamjet e Vuçiqit që viziton këtë bazë ushtarake