Cristano Ronaldo ka qenë një magnet debatesh e diskutimesh në botën e futbollit.Niveli i tij duket se nuk po i përgjigjet më egos së madhe që e karakterizon, duke sjellë situata të pakëndshme në karrierën e tij.
Pas Ten Hagut, edhe trajneri Santos vendosi ta ulte në stol, për t’i treguar se në ekip është ai që merr vendimet. Shkak ishte pakënaqësia që Ronaldo i shfaqi në momentin e zëvendësimit në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut.
Çiftet e plota çerekfinaliste në Kupën e Botës, ky është orari
Në sfidën e sotme kundër Zvicrës, Ronaldo u fut në fushë në pjesën e dytë, pa mundur të jetë protagonist në lojë, por duke qenë absolutisht qendra e vëmendjes pas saj. Lojtarët portugezë janë grumbulluar në fushë për të përshëndetur tifozët dhe për të festuar kualifikimin në çerekfinale, ndërsa Ronaldo ka refuzuar t’u bashkohet.
Sulmuesi 37-vjeçar është veçuar nga grupi dhe ka përshëndetur tifozët përpara se të largohej direkt për në dhomën e zhveshjes. Veprimi i tij menjëherë ka hapur polemika, teksa është thënë se ai refuzoi të festojë dhe t’i përshëndet tifozët. Për më shumë nqiqeni pamjet më poshtë. /Botapress.info/