Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar për strategjinë e vitit 2023 për pagesat direkte dhe subvencionet në bujqësi. Në një konferencë për media, ai ka thënë se është shënuar rritje në eksportin e produkteve bujqësore në 44 për qind.
Peci ka shtuar se Qeveria ka vazhduar edhe këtë vit përkrahjen për shumicën e kulturave bujqësore.
Shokuese: Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
“Po e vazhdojmë përkrahjen për kulturat, si gruri në vlerë prej 474 euro, misri 329 euro, patatja 654 euro, fasulja 654 euro për hektarë. Kulturat pemëtare subvencionohen me 504 euro për hektarë, perimet në sipërfaqe të hapur 554 euro, perimet në sipërfaqe të mbyllur 904 euro për hektarë.
“Këtë vit pagesat direkte për farën e grurit përveç pagesës për sipërfaqe, plehërimin artificial, naftës, do subvencionojmë edhe me 4 centë për kilogram kështu që vlera përkrahjes për kultivuesit e farës së grurit do jetë 614 euro”.
Peci ka thënë se për herë të parë po përkrahin edhe kulturën e gështenjës, ndërsa foli edhe për kultura të tjera.
“1 hektar luledielli do subvencionohet me 454 euro, përfshihet subvencioni plehërimi artificial dhe akciza për naftën. Subvencionimi i pjesshëm të plehrave artificiale në vlerë 150 euro për grurin, 100 euro për misrin, pataten dhe fasulen. Largohet përshkallëzimi për materialet fidanore dhe pulat vojse. Për bimët mjaltëdhënëse prej 450 euro për hektarë. Bimët organike do subvencionojmë me 50 euro shtesë për hektarë dhe kemi rritur përkrahjen me 100 euro për sipërfaqet e certifikuara”./Botapress.info/.