Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në këto dy ditë të vikendit, në vend do të ketë shi dhe shkarkime rrufesh.E një stuhi shiu veçse ka filluar në Skenderaj.
Në një video të publikuar nga “Meteo Ballkan” shihet se si një stuhi shiu e ka kapluar fshatin Klinë e mesme në Skenderaj.
Reshje të mëdha shiu kanë filluar edhe në Drenas.
Në ndërkohë dje shiu dhe breshëri kanë shkaktuar dëme bujqësore në disa qytete të Kosovës. VIDEO