Sekretari i Përgjitshëm I NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar sot se situate në Ukrainë shumë lehtë mund të del jashtë kontrollit.
“Populli dhe ushtria ukrainase kanë frymëzuar botën me guximin e tyre. Por Putini po vazhdon luftën dhe pasojat e veprimeve të tij janë shkatërruese. Shumë civilë janë vrarë dhe plagosur dhe 2 milionë njerëz janë larguar tashmë nga Ukraina. Kjo është kriza e sigurisë me rritjen dhe thellimin më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore,” tha Stoltenberg.
Ai shtoi se ka informacione të besueshme për vrasjen e civilëve që po përpiqen të largohen nga Ukraina.
“Të qëlloni civilët është një krim lufte dhe është një gjë krejtësisht e papranueshme. Ne kemi nevojë për korridore të vërteta humanitare që do të respektohen. Viktimat që shohim në Ukrainë janë të tmerrshme dhe na prekin të gjithëve dhe ne kemi përgjegjësinë të sigurojmë që konflikti të mos përshkallëzohet”, tha Stoltenberg.
Sekretari I Përgjithshëm I NATO mëtutje shtoi se situata në Ukrainë mund të del jashtë kontrollit dhe qartësojë se pikërisht për këtë arsye Aleanca ka shtuar praninë e saj në shtetet partnere në Evropën Lindore.
“Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të Lituanisë dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të aleatëve tanë. NATO është e bashkuar në këtë kohë kritike për sigurinë tonë”, tha Stoltenberg.