Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur lidhur me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë dhe mundësitë për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.
Pas takimit me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, në Bruksel, Stoltenberg tha se NATO vazhdon ta mbështes dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, sepse sipas tij, kjo është rruga e vetme e duhur për paqe dhe stabilitet në Kosovë.
Transformimi i Zajednicës, si po shkon Kurti drejt pranimit të Asociacionit
“Ne bashkëpunojmë me Bashkimin Evropian dhe mirëpresim takimet në Bruksel në kuadër të dialogut. NATO do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm këtë dialog sepse e shohim si rrugën e vetme të duhur për paqe dhe stabilitet në Kosovë”, tha ai
Shefi i NATO-s po ashtu tha se se mirëpret qasjen konstruktive nga Kosova dhe Serbia në dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe theksoi se tani është një “rast historik” për të arritur paqe të qëndrueshme.
“Kemi një rast historik për paqe të qëndrueshme dhe mirëpres qasjen konstruktive. Është me rëndësi që të dyja palët të dëshmojnë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis. Secila zgjidhje duhet të ketë parasysh të drejtat e njeriut, fqinjësisë së mirë dhe sundimit të ligjit”, tha Stoltenberg.