Spitali i Pejës, ka njoftuar se ka vdekur gruaja e plagosur nga arma e zjarrit. Në njoftim, theksohet se viktimat kishte arritur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se, nga spitali janë bërë përpjekjet maksimale për t’ia shpëtuar jetën pacientes, por që ka rezultuar pa sukses.
Njoftimi:
NJOFTIM PËR MEDIA DHE OPINIONIN PUBLIK!
Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se sot kemi pranuar një paciente e plagosur me armë zjarri, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Menjëherë pas pranimit, ekipet kujdestare, të përkrahura edhe nga ekipet e gatishmërisë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme mjekësore dhe reanimuese, duke u përpjekur maksimalisht për ti shpëtuar jetën pacientes.
Përkundër angazhimit intensiv dhe profesional të stafit shëndetësor, fatkeqësisht pacientja nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra.
Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e së ndjerës.



Të tjera
Aktuale
Mustafa: Figurën e Presidentit vështirë ta gdhendim si skulptor
Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar
Aktuale
Deputetja e AAK’së zbulon ‘zënkën’ me Abdixhikun
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, duke
Aktuale
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri
Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit,