Skuadra kosovare, Ballkani ka fituar ndaj asaj turke Sivasspor.3:4 në favor të Ballkanit përfundoi ndeshja ndaj Sivasspor, në kuadër të grupeve të Ligës së Konferencës.
Ballkani gjatë 90 minutave ishin skuadër më e mirë, por fituesi u vendos tek në fund.Lojën më mirë e nisën vendasit, pasi qysh në minutën e parë shënuan, më anë të Frederik Ulvestad.Por, ajo ishte mundësia e vetme e turqve drejt portës së ekipit nga Kosova.
Në anën tjetër suharekasit po krijonin raste të shumta shënimi.Kur po rridhte minuta e 20` ishte Armen Thaqi që realizoi një supergol, për të barazuar rezulatin në 1:1.Ballkani nuk u ndalë, po kërkonin edhe golin e epërsisë.
Pas një aksioni të mirë të tyre, Arbër Potoku shënoi, duke kaluar në avantazh kosovarët.Kështu pjesa e parë u mbyll 1:2 në favor të Ballkanit.Në 45 minutat e dytë skuadra vendase po kërkonin barazimin e rezultatit.
Ata krijuan disa raste, por në vend ishte Stivi Frashëri, i cili bëri pritje spektakolare.Po rridhte minuta e 66` kur Meriton Korenica arriti të shënoj, duke e çuar rezultatin në 3:1 në favor të Ballkanit.
Turqit arritën të shënojnë dy herë, ishte Yesilyurt që realizoi në minutën e 75` dhe shtesat.Por, Ballkani nuk u ndalë, arritën të realizojnë golin e katër.
Ishte Ermal Krasniqi që realizoi në minutat shtesë.Me këtë fitore, suharekasit kanë katër pikë, në vendin e dytë, kurse Sivasspor ka gjithashtu katër, në pozitën e tretë./Botapress.info/