Në mesin e arsyeve pse Mustafës iu vazhdua paraburgimi është rreziku i ikjes, ndikimi në dëshmitarë dhe zhdukja e provave. Kjo pavarësisht, se procesi ndaj tij tashmë mund të thuhet se është në fazën e fundit.
Ndryshe në mes të muajit shtator janë caktuar datat kur do të thuhen fjalët përfundimtare nga palët, e më pas do të shpallet vendimi.
Salih Mustafa u arrestua në muajin shtator të vitit 2020 dhe që atëherë po mbahet në paraburgim./Botapress.info/