Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili dje ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në një takim joformal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Këtë ftesë Kurti e ka refuzuar për të marrë pjesë në simpoziumin e “Symi”-t, që mbahet çdo mes korriku në Greqi.
Në profilin e tij në “Facebook”, Spahiu ka shkruar se Kurti për 20 vite ka proklamuar bashkimin kombëtar, ndërsa tani takimin e ka braktisur për Greqinë.
Postimi i plotë:
20 vjet premtoi bashkim të Kosovës me Shqipërinë, por sot e anulloi për Greqinë.