Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë, mbahet seanca ndaj të akuzuarit Salih Mustafa.Ndryshe edhe dje në procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, Mbrojtja e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ka paraqur deklaratat përmbyllëse, para trupit gjykues në Hagë.
Avokati mbrojtës i të akuzuarit Salih Mustafa, Julius von Bone, në fillim të deklaratës përmbyllëse, mohon akuzat e prokurorisë. Ai tha se në këto akuza ndaj klientit të tij flitet edhe për një organizim të BIA-së, të përbërë nga 500 ose 600 pjestarë dhe që një njësit ka vepruar në Zllash, por Von Bone thotë se kjo nuk qëndron.
Kush janë tre iranianët që u sanksionuan nga SHBA për sulme kibernetike
Po ashtu dje kanë dhënë deklaratat përmbyllëse edhe prokurori i rastit dhe avokatja e viktimave.
Avokatja Anni Pues, gjatë seancës së djeshme tha se, në bazë të dëshmive të shumë deshmitarëve, i akuzuari mban përgjegjësi për ndalim arbitrar, trajtim çnjerëzor, vrasje, torturë dhe, sipas saj, ai duhet të ndëshkohet, ka raportuar TK.
Aktakuza e ngarkon Mustafën me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në Zllash, në regjionin Gollak të Kosovës.
Sipas aktakuzës, afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, Salih Mustafa dhe disa ushtarë, policë e roja të UÇK-së paten të njëjtin qëllim të përbashkët të marrjes në pyetje dhe keqtrajtimit të të ndaluarve në kompleksin e ndalimit në Zllash.
Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.
Paraqitja e provave në këtë çështje gjyqësore përfundoi më 20 qershor 2022.
Më 21 dhe 22 korrik 2022, Mbrojtja e Mustafës dhe Prokuroria i dorëzuan dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare ndërsa dhënia e deklaratave përmbyllëse është paraparë të bëhet në periudhën nga 13 deri më 15 shtator 2022 dhe më 16 shtator si ditë rezervë./Botapress.info/