Komisioni Evropian sot do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportin e Kosovës.
Takimi i Parlamentit Evropian do të nisë në ora 15:00, derisa në orën 17:15 pritet të ketë konferencë për media nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi.
Më pas, Raporti për Kosovën, apo siç e njohim ndryshe Raporti i Progresit, do t’i dorëzohet kryeministrit Albin Kurti pasditen e sotme nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog.
Të dy do të mbajnë më pas një konferencë të përbashkët për media, percjell Botapress.info