Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se kohet e fundit kanë qenë të mundueshme dhe të vështira për Partinë Demokratike.
“Megjithatë, ne të gjithë së bashku, Delegatë dhe militantë u dhamë përgjigjen më dinjitoze, më të bukur dhe më madhështore dje nepërmjet mbledhjes historike të Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit të Partisë Demokratike thirrur nga Delegatët”, ka shkruar ndër të tjera ai, transmeton Indeksonline.
Ai në Facebook ka shkruar se sot nuk është më koha e dyshimit, sot është koha e veprimit.
Postimi i plotë i Berishës:
Të dashur demokrate dhe demokratë!
Kohet e fundit kanë qenë të mundueshme dhe të vështira për Partinë Demokratike. E di që shumë prej jush kanë dyshuar, ndoshta edhe janë trembur për shkak të fushatës së fuqishme lincuese që është mbajtur kundër personit tim dhe levizjes së Foltores.
Megjithatë, ne të gjithë së bashku, Delegatë dhe militantë u dhamë përgjigjen më dinjitoze, më të bukur dhe më madhështore dje nepërmjet mbledhjes historike të Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit të Partisë Demokratike thirrur nga Delegatët.
Sot nuk është më koha e dyshimit, sot është koha e veprimit.
Ju pres të gjitheve në shtëpinë e kontributeve, sakrificave dhe idealeve tonë të perbashketa, Partinë Demokratike të Rithemeluar, për të vazhduar betejën kundër të keqes që ka mbërthyer Shqipërinë tonë të dashur.
Me nderim për kontributin e secilit prej jush,