Mot stabil parashihet të mbretëroj ditën e premte. Megjithë kalimeve të vransirave, nuk do të mungojnë intervale më të gjata me diell. Pas mëngjesit të freskët, me minimale prej 9C e 12C, ditën temperaturat shënojnë një rritje të lehtë në 24C e 25C nga rrafshi i Kosovës dhe Anamorave, deri në 27C në Dukagjin. Frynë erë e ftohtë veriore e verilindore, me intenzitet të lehtë dhe mesatarë, 5-10m/s.
Përgjatë fundjave do të mbretëroj mot kryesisht me diell, e më i nxehtë. Temperaturat shënojnë sërish rritje deri në 30C e 32C. Me kthjellime po parashihet dita e hënë, e maksimalet shkojnë deri në 33C e 35C, lokalisht. Ditën e martë, më pas shfaqen sinjale për zhvillime të rrebesheve e bubullimave në pjesë të vendit, kryesisht orëve të pasdites. Temperaturat zbresin në 29C e 30C. Minimalet gjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 10C e 16C. Në fundjavë era frynë kryesisht nga jugperëndimi e perëndimi e lehtë dhe mesatare 3-8m/s, ndërsa nga dita e hënë ndryshon drejtimin nga krahu verior.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në