Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të ““Rrugës Nacionale N9, segmenti Kijevë – Dollc (LOT-4)”, do të realizohet riparimi (sanimi) i gropës pranë Urës nr. 7, në kilometrat 10+893.15 deri në 10+947.32, në vendin e njohur si Kalaja e Dollcit”.
“Për shkak të zhvillimit të punimeve, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi Gjakovë – Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, thuhet në njoftim.
Ndërprerja e trafikut do të realizohet në intervalin kohor, nga ora 08:00, deri në përfundimin e riparimit (sanimit) të gropës, por jo më gjatë se 48 orë.



Të tjera
Aktuale
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri
Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit,
Aktuale
Për herë të parë në QKUK, konfirmohet shtatzëni pas procedurave IVF
Për herë të parë në Qendrën
Aktuale
LDK i përgjigjet Haradinajt që tha se s’i intereson takimi me Abdixhikun
Lidhja Demokratike e Kosovës i është