Sot pritet të shpallet aktgjykimi për rastin ku Shaban Gogaj po akuzohet për vrasjen e Agonis Tetajt, raporton Express.
Në seancë është sjellë i akuzuari. Aty është parë edhe Besnik Berisha, i cili ak qenë avokat i Gogajt.
Ndryshe, vrasja e të riut që kishte ndodhur më 23 të vitit 2018, nga vepra penale “Vrasje e rëndë” është ricilësuar në “Vrasje nga pakujdesia”.
Për këtë shkak, babai i viktimës Agonis Tetaj, Isuf Tetaj, ka akuzuar prokurori i rastit i cili e ka ricilësuar veprën, Agron Uka, se ka manipuluar dhe nuk ka vënë drejtësi në rastin e vrasjes së të riut.
Pas kësaj, kishte reaguar ish-Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili kishte vendosur të ndërrohet prokurori i rastit, e po ashtu ka kërkuar të merren masat e duhura ndaj prokurorit Agron Uka.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/10/310271887_486965843364239_73885615904319108_n-800x600.jpg)