Sot është dita e fundit e fushatës elektorale. Partitë politike kanë më pak se 24 orë të shpalosin programin dhe të takohen me përkrahësit e tyre, pasi të shtunën është dita e heshtjes zgjedhore, raporton Botapress.info
Kandidatët për kryetarë të komunave dhe ata për asamble, i kanë më pak se 24 orë në dispozicion për t’i bindur qytetarët për t’ua dhënë votën.
Të shtunën, një ditë para zgjedhjeve, nuk lejohet shpalosja e programit e as thirrjet për t’i votuar, në të kundërtën do të pasojnë gjobat për thyerje të heshtjes zgjedhore.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, këtë të diele./Botapress.info/