Kuvendi i Republikës së Kosovës sot (e premte), do të mbajë debat parlamentar për situatën në veri të Kosovës, raporton RTKlive.
Ky debat vjen pas zhvillimeve të fundit në veri, ku serbët lokal po protestojnë ndaj vendosjes së kryetarëve të zgjedhur në komunat në veri.
Kujtojmë se protestat në tri komuna në veri të vendit filluan më 26 maj, kur grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para objekteve komunale për të protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në to.
Zgjedhjet në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe u mbajtën më 23 prill pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, në nëntor të vitit të kaluar.