Sot do të bëhet certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale. Keshtu ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ, i cili ka njoftuar se mbledhja ku do të bëhet certifikimi do të mbahet në orën 16:30.
“Ju njoftoj se sot (e premte, 29 tetor, ora 16:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës ku do të bëhet certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave”, tha ai për Sinjalin.
Nga zgjedhjet e 17 tetorit 21 komuna do të shkojnë në balotazh.
Kurse, zgjedhjet të raundit të dytë për kryetar komunash do të mbahen më 14 nëntor.