Sot bëhen 24 vite nga dita kur u vranë Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku, dy djem të guximshëm që ranë në mbrojtje të së vërtetës dhe të demokracisë.
Ata ishin të përkushtuar ne mbrojtjën e fjalës së lirë, të cilët nuk u përkulën kurrë përballë padrejtësisë. Sakrifica e tyre mbetet simbol i përhershëm i trimërisë dhe dashurisë për atdheun.
Sot dhe çdo ditë ne, të dashurit e tyre, i kujtojmë me mall, por edhe me krenari, sepse ideali i tyre jeton tek çdo njeri që beson në drejtësi dhe dinjitet njerëzor.
Kujtimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, që fjala e lirë të mos shuhet kurrë.
Lavdi e përjetshme Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut!
Vellau
Ismajl Kastrati



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së