Botapress, 1 nentor- Kryeministri i Kosoves ,Albin kurti e ka pritur dje në Kryeministri njeriun e dytë të Fondacionit për Shoqëri të hapur , Aleksander Sorosin, djalin e themeluesit të këtij Fondacioni të njohur si Fondacioni Soros.
Si për koinçidencë, sot, pra një ditë më pas, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama viziton Beogradin.
Në ndërkohë tashmë dihet se një ndër ideatorët dhe projektiuesit e të ashtuquajturit Ballkan i Hapur është vet Edi Rama me Aleksander Vuçiqin e Serbisë dhe Zoran Zaevin e dorëhequr të Maqedonisë së Veriut.
Në ndërkohë sponsorues i përhershëm i këtij projekti është Fondacioni qe mban përafërsishtë të njëjtin emër: Fondacioni për Shoqëri të Hapur pra edhe për Ballkan të hapur.
Ajo që dihet deri më tash është fakti se i gjithe spektri politik e institucional i Kosovës e ka kundërshtuar Ballkanin e Hapur, përfshirë këtu edhe vetë kryeministri Albin Kurtin.
Por loja e dyfishtë e kryeministrit Kurti perballë këtij projekti nuk duket serioze.
Pra ai e kundërshton Ballkanin e Hapur dhe e mirëpret përzemërsisht njeriun e dytë të projektitt për Shoqëri të Hapur.
Dhe që hipokrizia e të jetë më e madhe, në komunikatën per medie nga ky takim, theksohet roli i diasporës për zhvillimin e Kosovës?
Çka ka të bëjë këtu diaspora me Xhorxh Sorosin?
Asgjë!
Ajo që bi në sy është fakti se Albin Kurti po luan me dy letra, e do Shoqërinë e hapur te Sorosit por e kundershton Ballkanin e Hapur të Ramës e Vuçiqit.
Në realitet kjo është pak e vështirë të besohet.
Apo ajo që pritet nga Kurti dhe Qeveria e tij është modifikimi i tretë i idesë për Ballkanin e Hapur, i nisur si Minishengen i Ballkanit, i transformuar në Ballkanin e Hapur që mund të përfundojë me Kurtin në Shtetet ballkanike pa kufij.
Sorosi në Prishtinë e Rama në Beograd do të “pjellin” një projekt të ri me Albin Kurtin brenda./Botapress.info/.