Festivali më i madh muzikor në Kosovë, “Sunny Hill”, po vazhdon të mbahet në Bërnicë të Prishtinës, ku çdo vit mbledh dhjetëra mijëra pjesëmarrës nga vendi dhe diaspora.
I themeluar nga Dua dhe Dukagjin Lipa, festivali edhe këtë vit solli emra të njohur të muzikës botërore dhe shqiptare, por edhe momente të veçanta që do të mbesin gjatë në kujtesën e publikut.
Një nga ato momente ishte performanca emocionuese e Duas me babain e saj, Dukagjin Lipa, në natën e parë të festivalit, ku kënduan bashkë këngën “Era”, përmes një interpretimi që ngjalli shumë reagime pozitive nga publiku.
Kurse mbrëmë, në natën e dytë, performuan artistë të njohur si PINT, Shaën Mendes, Ledri Vula, Era Istrefi, duke sjellë atmosferë të zjarrtë dhe energji të jashtëzakonshme në skenë.
Ndërsa sonte, në natën e tretë dhe të fundit të “Sunny Hill 2025”, skena do t’i takojë DJ-it amerikan Anyma dhe artistes koreane Peggy Gou, të cilët pritet të mbyllin festivalin me performanca elektrizuese. /Klankosova.tv



Të tjera
Aktuale
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri
Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit,
Aktuale
Për herë të parë në QKUK, konfirmohet shtatzëni pas procedurave IVF
Për herë të parë në Qendrën
Aktuale
LDK i përgjigjet Haradinajt që tha se s’i intereson takimi me Abdixhikun
Lidhja Demokratike e Kosovës i është