Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) e ka publikuar raportin e pulsit publik, ku ka matur edhe mbështetjen e qytetarëve të Kosovës në lidhje me partitë politike kosovare. E gjetjet janë jashtëzakonisht interesante, duke treguar pëlqyeshmërinë dhe përkrahjen e qytetarëve për partitë politike në nëntor të vitit 2022.
Në pyetjen “A mund të na tregoni cilën parti politike do ta votonit në rast të zgjedhjeveqendrore?”, qytetarët kanë befasuar me përgjigjet e tyre. Rënie të konsiderueshme në mbështetje qytetare, gjithnjë sipas raportit të UNDP-së, kashënuar Lëvizja Vetëvendosje.
Në krahasim me zgjedhjet e 14 shkurtit, ku VV-ja mori mbi 50 për qind të votave, në raportin e UNDP-së, vetëm 28,96 për qind e qytetarëve janë shprehur se do të votonin për VV-në në rast të zgjedhjeve parlamentare. Praka një rënie për 22 për qind nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
![](https://nacionale.com/uploads/348384394_771455878005236_7269686283488253480_n.jpg)
Rënie ka pasur edhe PDK-ja e Memli Krasniqit, pasi ka marrë 13,34 për qind, duke e rënditur sërish e dyta, po me një rënia gati 4 për qind nga zgjedhjet e 2021, kur i kishte 17 për qind. LDK-ja është është rënditur e treta, ashtu siç ishte edhe në zgjedhjet e 2021 me 3,19 për qind.
Pas saj është rënditur AAK-ja e Ramush Haradinajt, me 6,73 për qind. Tutje, Nisma Socialdemokrate ka vazhduar të jetë larg poshtë pragut elektoral prej 5 përqind, duke marrë vetëm 0,87 për qind.
![](https://nacionale.com/uploads/349213268_763502235309041_870071235012327512_n.png)
7,57 për qind e qytetarëve kanë refuzuar të përgjigjen, ndërsa 11,84 për qind kanë deklaruar se s’do të votonin.